Lokale
Nënshkruhen kontratat me ndërmarrësit e Luginës
(e plotësuar) U bë nënshkrimi i kontratave me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilët, në konkursin e Trupit Koordinues i janë ndarë mjete të pakthyeshme në vlerë të përgjithshme prej 40 milionë dinarëve.
Nënshkrimi i këtyre kontratave u bë në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
**********************************************************************************************************************
[caption id="attachment_43965" align="aligncenter" width="504"] Zoran Stankoviq dhe Riza Halimi[/caption]
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot po qëndron në Luginë.
Qëndrimin e tij në Luginë, e ka filluar me takimin me dyer të mbyllura me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, zëvendësin e tij Skënder Destani, kryetarin e Kuvendit Ramiz Latifin dhe kryeshefat e drejtorive komunale.
Kryetari i Trupit koordinues do të takohet edhe me shefat e grupeve të këshilltarëve, ndërsa një takim të veçantë do të zhvillojë me përfaqësuesit e partive politike serbe.
Në agjendën e Stankoviqit ishte paraparë edhe takimi me deputetin Riza Halimi, i cili nuk ka zhvilluar këtë takim me arsyetimin e këtij të fundit se duhet të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Serbisë që ka filluar në orën 11h.
Stankoviq do të qëndrojë edhe në Bujanoc ku do të zhvillojë takime të ngjashëm edhe me udhëheqësin e komunës dhe shefat e grupeve të këshilltarëve, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
E veçantë nga takimet në Preshevë, në Bujanoc, rreth orës 13h do të bëhet nënshkrimi i kontratave me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilëve, në konkursin e këtij organi shtetëror i janë ndarë mjete të pakthyeshme në vlerë të përgjithshme prej 40 milionë dinarëve.
Qëndrimi i Stankoviqit në komunën e Bujanocit do të përfundojë me takimi me përfaqësuesit e OSBE-së në Bujanoc.
Të nesërmen kryetari i Trupit Koordinues do të vazhdojë vizitën në komunën e Medvegjës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!