Lokale
Ndahet nga jeta togeri nga Bujanoci, Reshat Sadiku
Të dielën, më 02 dhjetor 2012, në Gjilan, u nda nga jeta veterani i luftës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, togeri Reshat Xhemail Sadiku.
Reshati u lind me 15.10.1958 në fshatin Priboc të Komunës së Bujanocit.
Që në vitin 1968, familja e tij shpërngulet në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan, ku si maturant, në vitin 1981 burgoset dhe i pa mundesohet vazhdimi i shkollimit.
Reshat Sadiku, rrjedh nga një familje atdhetare, i cili aktivitetin për çlirimin dhe liriinë e atdheut, nuk e ndali asnjë herë deri në vdekje.
Në UÇK, njësitet e qytetit, kyqet me 1998. Me transformimin e UÇK-së, Reshati sistemohet në Departamentin e Operatives të Zonës së VI të TMK-së në Gjilan, me graden Toger, ku punoi deri në vitin 2008 kur edhe pensionohet, transmeton 2lonline.
Komuna e Gjilanit dhe OVL e UÇK-së, ka humbur një veprimtar të madh dhe një luftëtar të devotshëm të çështjes kombëtare.
Varrimi bëhet më 03 dhjetor 2012, ora 12:00, në varrezat e qytetit në Gjilan
ora 10:30 Akademi përkujtimore, në sallën e KK Gjilan
ora 12:00 Nisja e kortezhit mortor, nga shtëpia e tij, në lagjen e Balecit, nën përcjellje të trupave të FSK-së./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!