Spasiq trashëgova borxhe në qendrën sportive në Bujanoc, tani kushte më të mira
Qendra sportive “Rinia” në Bujanoc mbetet një vend i përshtatshëm për aktivete të ndryshme sportive ndërsa udhëheqësia po punon edhe në përmirësimin e kushteve infrastrukturore.
Drejtori i kësaj qendrës sportive, Zoran Spasiq për Titulli.com u shpreh se me angazhimin e tij ka filluar edhe puna në përmirsimin e kushteve infastrukturore e sportive.
“ Në vitin 2014/2015 kur kam marrë unë drejtimin e qendrës sportive kam trashiguar një shumë të konsiderueshme të borxheve si në ujësjellës, energji elektrike dhe shpenzime gjygjësore gjë që në vitin 2015 ato borxhe i kemi shlyer dhe kemi filluar me disa ndërhyrje të vogla në përmirësimin e infrastrukturës”, theksoi Spasiq.
Spasiq tregoj se kanë ende projekte të planifikuara në fushën e investimeve për vitin 2018 si është edhe rregullimi i sallës së sportëve.
Sipas tij janë përplot 13 ekipe të futbollit, basketbollit, karatesë e të tjera të cilat e shfrytëzojnë qendrën sportive pa pagesë.
“Janë 13 ekipe të cilat e shfrytëzojnë qendrën sportive në kategori të ndryshme sportive të cilat shfrytëzimin e të mirave të cilat i ofron qendra sportive i kanë pa pagesë. Shfrytëzimi me pagesë është vetëm atëherë kur dikush mban ndonjë organizim profitabil në ambientet tona”, tha mes tjerash Zoran Spasiq për Titulli.com.
Qendra sportive “ Rinia” për themelues ka kuvendin komunal të komunës së Bujanocit dhe deri vitin e kaluar kanë qenë 22 persona të punësuar por me reduktimin e punëtorëve me vendim nga qeveria e e Serbisë ky numër është reduktuar në 16 të punësuar./Titulli.com/