Spahiu: Rama dhe Thaçi i gënjyen shqiptarët e Preshevës
Lokale

Spahiu: Rama dhe Thaçi i gënjyen shqiptarët e Preshevës

01.Nov.2014 20:20
0
Kreu i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që kur të shkojë në Preshevë t'u japë shqiptarëve 100 mijë euro që iu premtoi bashkë më Thaçin, si dhe t'i pajisë ata me pasaporta shqiptare. "Para se të jenë serbë, ata janë shqiptarë", ka thënë Spahiu.

Gjithashtu, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, e kritikoi qeverinë Rama se nuk po hedh asnjë hap përafrimi me pjesët e copëtuara të kombit.

Këto deklarata Kreshnik Spahiu i bëri të shtunën në Tiranë gjatë një takimi që pati me një grup intelektualësh shqiptarë me të cilët diskutoi për dy nisma kushtetuese të AK-së (pasaportat kuq e zi dhe vota e emigrantëve), që do t’i paraqiten Kuvendit të Shqipërisë, pasi të mblidhen nga populli 20 mijë nënshkrime, raportojnë mediat shqiptare.

Aleanca Kuq e Zi i ka kërkuar kryeministrit Rama që të sigurojë të drejtën e votës për të gjithë emigrantët shqiptarë dhe të pajisë me pasaporta kuq e zi 10 milionë shqiptarë, që kanë së paku njërin nga prindërit me origjinë shqiptare.

Sipas kreut të AK-së, Kreshnik Spahiu, e drejta e votës mund të bëhet nëpërmjet votimit online atje ku emigrantët shqiptarë jetojnë dhe punojnë.

"Shqipëria është i vetmi vend evropian që nuk njeh votën e emigrantëve dhe i vetmi shtet në botë që nuk u japim pasaportë dhe shtetësi personave me etni dhe origjinën e kombit tonë. Këto dy të drejta dhe liri themelore do mund të rivendosin integritetin e shtetit dhe kombit shqiptar përball atyre evropian. Por, qeveritarët shqiptarë nuk e duan votën e emigrantëve se nuk e manipulojnë dot atë dhe nuk e korruptojnë dot atë dhe nuk qeverisin dot. Kryeministri Rama ua premtoi votën emigrantëve, por ende nuk ka bërë asnjë hap sepse ai nuk beson dot tek vota e emigrantëve," tha kreu i AK-së Kreshnik Spahiu.

Prezantimi i dy projektligjeve u bë nga Aleanca Kuq e Zi në prezencën e mbi 500 intelektualëve tiranas. /Titulli.com/

Reagon LPD, policia ngritë padi
Ja rezultati i rivotimit në Konçul
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration