Lokale
Sofra e Iftarit bashkon besimtarët në Osllarë
Në fshatin Osllarë të komunës së Bujanocit është organizuar iftar për nderë të muajit të Ramazanit.
Forumi Rinor i Xhamisë së fshatit njëherit edhe organizator kryesor mblodhi në sofrën e Iftarit banorë, mërgimtarë të këtij vendbanimi dhe përfaqësues te jetës fetare.
Nevzad Lutfiu, anëtar i këtijë forumi deklaroi për Titullin se iftari është përkrahur financiarisht dhe moralisht nga banorët e fshatit.
Mysafirët i përshëndeti imami i Xhamisë mulla Berate ef. Halimi, ndërsa është mbajtur edhe një ligjeratë fetare nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc mulla Sulejman ef. Fejzullahu.
Ndërsa përveç darkës dhe ligjëratave fetare, kori i xhamisë ka prezantuar edhe me disa ilahi të zgjedhura.
Në Sofrën e Iftarit morën pjesë 100 mysafirë nga Osllara, Tërnoci, Letovica, Lluçani të cilët u shprehën të kënaqur me mënyrën e organizmit dhe porositën që aktivitetet e këtilla të përsëriten nëpër vendbanime tjera dhe të shtrihet dora e solidaritetit dhe rahmetit gjatë këtij muaji të shenjtë.
Ramazani është kohë e kultivimit të vlerave morale e shpirtërore, është koha që na fton të kthehemi e të rivlerësojmë raportet tona me Zotin, veten e të tjerët, është kohë transformimi e ndryshimi./Ibrahim Rrustemi/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!