Lokale
Prej nesër rënie të temperaturave
Prej nesër deri të premten do të regjistrohen rënie të temperaturave në Luginë dhe rajon, njofton Enti Hidrometeorologjik.
Sipas të dhënave të këtij enti, nesër pritet ndryshimi i motit dhe kohë jostabile me mundësi të reshjeve të shiu dhe erë nga veriu. Temperaturat pritet të shënojnë rënie prej 5 deri në 8 gradë celsius.
Ndërsa, nga dita e premte pritet rikthimi i motit të nxehtë dhe temperaturave të larta. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!