Sinani: Vuçiqi po bën spastrim modern etnik ndaj shqiptarëve (video)
Lokale

Sinani: Vuçiqi po bën spastrim modern etnik ndaj shqiptarëve (video)

16.Dec.2021 08:02
0

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani shprehet se Serbia po ndjek një plan shkombëtarizues ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ndaj kërkon që qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Gjatë një interviste për “Balkan Talks”, Sinani tha se pushtet i Aleksandër Vuçiç është politikisht pushtet “nacionalist”, kulturalisht është “neokonservator” kurse ekonomikisht “neoliberal”. 

“Vuçiç fshihet pas imazhit pro  evropian por realisht ushqen krijimin e një Serbie autoritare që shkel të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, deklaroi Sinani.

Për procesin e pasivisimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ajo thotë se Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar si “spastrim modern etnik me metoda administrative”. 

Ajo nënvizoi se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2001 pas luftës për rikthimin e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq por po nxit largimin e tyre të mëtejshëm.

Bëhet fjalë për rreth 6 mijë shqiptarë që nuk rezultojnë më në regjistrat e Serbisë. Ardita Sinani thotë se ky proces është më dinamik në Medvegjë, tashmë në Bujanovç por po rriten rastet dhe në Preshevë.

E konfirmuar zyrtare: Pse nuk u lejua vizita e Gërvallës në Luginë
Policia ngrit kallëzim kundërvajtës ndaj vozitësit që u përmbysë Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration