Sinani dhe Pajaziti, a janë (plus 2) shkatërruesit e medias shqipe dhe fuqizuesit të informimit në serbisht?
Lokale

Sinani dhe Pajaziti, a janë (plus 2) shkatërruesit e medias shqipe dhe fuqizuesit të informimit në serbisht?

23.Feb.2025 20:26
0

Një delegacion i gazetarëve shqiptar nga Shqipëria së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj këto dita ka realizuar një vizitë me përfaqësues lokal institucional në Bujanoc dhe Preshevë.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Cipa ishte i entuziazmuar nga pritjet që i bënë përfaqësuesit të komunave.

Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës  pas pritjes që i bëri këtij delegacioni ka shkruar se vizita ishte dëshmi e rëndësisë së zërit të lirë për ta ndriçuar realitetin dhe pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti pasi priti të njëjtin delegacion shkroi se e ka gëzuar fakti për interesimin e jashtëzakonshëm të gazetarëve shqiptarë për prezantimin e Bujanocit në mediat më prestigjioze në botën shqiptare.

Vizita e gazetarëve shqiptarë ishte në kuadër të edicionit të 14-të të „Ditëve të Miqësisë të gazetarëve shqiptarë”.

Gjatë pritjes së delegacionit të dy përfaqëesuesit e komunave Preshevë e Bujanoc,  Ardita Sinani dhe Arbër Pajaziti në diskutimet e tyre me siguri nuk  kanë sqaruar se si me shpejtësi të rrymës po shkatërrojnë në heshtje median në gjuhën shqipe në këto komuna.

Sinani në bashkëfinancim për informimin në interesin publik ka mbështetur grupe mediale propaganduese me aksione politike e buxhet simbolik,  ndërsa Pajaziti do të shquhet si një nismëtar i guximshëm për fuqizimin e medias në gjuhën serbe dhe shkatërrimin e informimit shqip në këtë komunë.

Vlen të theksohet se institucionet komunale që udhëhiqen nga shqiptarët dhe politika shqiptare lokale në përgjithësi në vazhdimës kanë punuar në parcelizimin dhe shkatërrimin në heshtje të medias në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

Bujanoc: Pritet një delegacion i gazetarëve nga Shqipëria, informimi shqip po shuhet në heshtje?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration