Bujanoc: Pritet një delegacion i gazetarëve nga Shqipëria, informimi shqip po shuhet në heshtje?
Lokale

Bujanoc: Pritet një delegacion i gazetarëve nga Shqipëria, informimi shqip po shuhet në heshtje?

23.Feb.2025 19:49
0
Në Këshillin Kombëtar Shqiptar u pritën një delegacion të gazetarëve nga Shqipëria, të udhëhequr nga miku i Luginës, Aleksandër Çipa.
 
"Një vlerësim i veçantë për praninë e Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, i cili me pjesëmarrjen e tij dëshmoi mbështetjen dhe vëmendjen e institucioneve shqiptare ndaj Luginës së Preshevës", thuhet në njoftimin e publikuar nga Enkel Rexhepi.
 
Sipas tij bashkëbisedimi u përqendrua në sfidat dhe perspektivat e informimit për çështjet e shqiptarëve të Luginës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit mes mediave shqiptare në rajon.
 
Vlen të theksohet se media në gjuhën shqipe në këtë rajon është duke u shuar në heshtje, institucionet përkatëse lokale komunale po dëmtojnë në vazhdimësi funksionimin e informimit shqip ndërsa edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ka nidhmuar këtë proces duke mos krijuar politika afatgjate për median shqipe./Titulli.com/
 
 
Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm
Sinani dhe Pajaziti, a janë (plus 2) shkatërruesit e medias shqipe dhe fuqizuesit të informimit në serbisht?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration