Si organizohet diskutimi publik, komuna e Bujanocit nuk diskuton buxhetin  ?
Lokale

Si organizohet diskutimi publik, komuna e Bujanocit nuk diskuton buxhetin ?

13.Dec.2019 08:20
0

Të gjithë kemi dëgjuar për diskutimet piblike të organizuar nga institucionet e ndryshme që janë pjesë e komunës së Bujanocit, por si bëhet ato nga fillimi deri në fund jemi munduar të iu sjellim mënyrën të cilën e kemi marrë nga vendimet e komunës së Bujanocit të dala kohë më parë në fletoren zyrtare neni 110. 

 Por ajo që vlen të theksohet se në komunën e Bujanocit me informatat që kemi deri më tani akoma nuk kemi të ditur se është apo kur do të organizohet diskutimi publik për buxhetin e 2020, shkruan Titulli.com.

Diskutimi publik mund të zbatohet në procedurën e nxjerrjes së akteve të tjera të përgjithshme nga komptenca e Kuvendit komunal, në bazë të kërkesës së propozuesit të aktit të përgjithshëm, një të tretës së këshilltarëve ose me propozim të 100 qytetarëve. Me qëllim të zbatimit të diskutimit publik, propozimi i qytetarëve nevojitet që të mbështetet me nënshkrimin e së paku 100 qytetarëve me të drejtë zgjedhore në territorin e Komunës.

Grumbullimi i nënshkrimeve të qytetarëve për zbatimin e diskutimit publik nga zbatohet në pajtim me rregullat të cilat e rregullojnë nismën qytetare. Trupi punues kompetent i Kuvendit komunal, vendosë sipas propozimit të përgatitur, përkatësisht sipas

 Nëse trupi punues komptent i Kuvendit të komunës e aprovon propozimin, përkatësisht kërkesën nga paragafi 1 i këtij neni, Këshilli komunal organizon diskutimin publik, sipas rregullit, në mënyrën dhe kohën të cilat janë propozuar në parashtresë. Këshilli komunal e organizon diskutimin publik, e cakton mënyrën e zbatimit, vendin dhe kohën e zgjatjes së diskutimit publik.

 Këshilli komunal ia drejton ftesën publike qytetarëve, shoqatave, opinionit profesional dhe të tjerëve, për pjesëmarrje në diskutim publik. Ftesa publike për pjesëmarrje në diskutimin publik, shpallet në prezentimin e Komunës në internet dhe në mënyrë tjetër të përshtatshme. Krahas ftesës publike duhet patjetër të publikohet programi i zbatimit të diskutimit publik si dhe drafti i aktit i cili është lëndë e këtij diskutimi publik./Tituli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration