titulli.com
Lokale

Shtyhet vendimi i gjykatës për shqiptarët nga Presheva?

13.May.2013 14:37
0
Gjykata e Apelit në Beograd ka përfunduar seancën e sotme për rastin e nëntë të rinjve shqiptarë të njohur si “Grupi i Gjilanit” dhe nuk ka shpallur vendimin përfundimtarë. Sipas informacioneve që ka siguruar Titulli, pala mbrojtëse ka dorëzuar disa ankesa dhe gjykata ka kërkuar që deri në nesër të shqyrtohen ankesat e parashtruara. Sipas të njëjtave burimeve, Gjykata e Apelit në Beograd do të shpallë vendimin përfundimtar gjatë ditës së nesërme. Zëdhënësja e gjykatës Mirjana Pisljiç i tha Tanjugut se një takim publik do të vazhdojë nesër, dhe më pas gjykata do të dal me shpalljen e verdiktit për të akuzuarit. Nëntë shqiptarët e komunës së Preshevës u arrestuan në datën 26 dhjetor 2008, me akuzën se gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë se kishin kryer krime lufte ndaj civilëve serb në zonën e Gjilanit.        
Edhe një rrugë me asfalt në Bujanoc
Fillo pastrimi i Bujanocit nga bombat thërrmuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration