Shtabi Emergjent: Nga sot fillojnë masat lehtësuese
Shtabi Emergjent në Serbi përmes ekipës së sotme Dr. Darija Kishiq Tepavceviq, Dr. Branislav Tiodoroviq dhe Srgja Jankoviq njoftoi për vendimet që kanë marrë lidhur me masat lehtësuese për periudhën vijuese.
Këto janë disa nga masat që mundësojnë normalizimin e jetës së qytetarëve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.
Duke filluar nga sot parqet dhe shëtitoret do të jenë të hapura dhe qytetarët duhet të jenë në një distancë të përshtatshme. Gjithashtu edhe trajnimi në natyrë është i lejuar duke përdorur rekomandimet nga Shtabi Emergjent.
Nga 4 maji është i mundësuar transporti publik, në Novi Sad dhe Kragujevac dhe nga 8 maji në Beograd dhe Nish, por kondicioneri i ajrit në autobusë nuk duhet të ndizet. Nga 8 maji do të lejojmë edhe përdorimin e trafikut hekurudhor.
Në të njëjtën ditë hapen restorantet, kafenet, si dhe qendra tregtare, me një kujdes të madh në lidhje me numrin e përdoruesve.
Nga 11 maji fillojnë të funksionojnë kopshtet dhe qëndrimi ditorë në shkolla.
“Nga 18 maji ne do të mundësojmë transportin ajror sipas të gjitha rregullave që kemi dhënë”, tha Dr Tiodoroviq.
Sipas tij disa masat mundë të kthehen në fuqi nëse vlerësohet se janë të nevojshme./Titulli.com/