Shtabi Emergjent: Fundjava e mbyllur për veprimtari të caktuara, s'ka orë policore
Shtabi Emergjent për Koronavirusin mori vendim që të gjitha restoranet dhe kafiterit të mbyllen për fundjavë (6-8 mars) nga e dita e shtunë ora 12 deri të hënën në 6 të mëngjesit me përjashtim të dyqaneve të ushqimit, pikave të karburantit, farmacive dhe shpërndarjes së ushqimit.
Predrag Kon, anëtarë nga ky shtab theksoi se që nga e hëna, shkollat e mesme do të kalojnë në klasa në internet ndërsa nga e hëna, orari i punës në të gjitha objektet do të jetë i njëjtë si më parë, përcjellë Titulli.com.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen, sepse "mbyllja afatgjate duket se është një mundësi e vështirë për Serbinë" dhe shtoi se është e pamundur të mos reagosh ndaj rritjes aktive të rqsteve me korona virus.
Kon gjithashtu tha se ai mendon se masat e miratuara sot do të kenë një efekt, por jo të mjaftueshëm.
Takimi tjetër i Shtabit të Krizave do të jetë të Martën./Titulli.com/