Shqiptarët kërkojnë demilitarizim, serbët kundër
Lokale

Shqiptarët kërkojnë demilitarizim, serbët kundër

10.Jan.2015 15:12
0

Edhe pse marrëveshja e Konçulit e vitit 2001 parashikonte që Zona e Sigurisë Tokësore (ZST) të demilitarizohet, liderët shqiptarë nga Lugina e Preshevës thonë se ajo kurrë nuk ka ndodhur dhe se këtë dokument pala serbe kurrë nuk e ka respektuar

Serbët, megjithatë, pretendojnë se policia dhe ushtria janë aty pasi kërkon Bashkimi Evropian (BE), për të respektuar aktet ndërkombëtare.

Spektri politik në Luginë disa herë kishte bërë thirrje për demilitarizim të rajonit në Preshevë, Bujanoc e Medevegjë, jo vetëm nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por edhe nga forcat e atëhershme Jugosllave dhe ato të tanishme të Ushtrisë e Xhandarmërisë së Serbisë.


Pasi që kjo, sipas liderëve shqiptarë asnjëherë nuk ka ndodhur, njëra prej shtatë temave të bisedimeve të filluara vitin e kaluar me Qeverinë e Serbisë, ishin edhe “masat e sigurisë për rikthimin e besimit”. Përfaqësuesit shqiptarë si kërkesë themelore kishin shtruar pyetjen e demilitarizimit të Zonës së Sigurisë Tokësore. 

Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës dhe Partisë Demokratike Shqiptare, thotë se “edhe pse ish pjesëtarët e UÇPMB-së kohë më parë kishin dorëzuar armët edhe shumica e tyre ishin inkuadruar në jetën shoqëroro-politike, ne çdo ditë ballafaqohemi me ate së shteti i Serbisë në këtë rajon edhe matej ka një numër të madh të pjesëtarëve të forcave të sigurisë”

Ai mëtej thekson se njerëzit janë të  shqetësuar pasi kujtimet nga konflikti në jug të vendit, janë edhe matej të freskëta. 

“Ne, si përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale në asnjë moment gjatë këtyre trembëdhjetë viteve nuk e kemi ditur se sa është numri i pjesëtarëve të xhandarmërisë dhe ushtrisë, mirëpo ata i shohim në çdo hap”, ka thënë Mustafa për Ok Radio, transmeton Titulli.com. 

Ndërsa, për kryetarin e Kuvendit Komunal në Bujanoc dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, prania e Beogradit me forca të sigurimit në formën e atyre speciale, tregon se nuk ndërron qëndrim ndaj shqiptarëve.

“Ndërtimi i bazës ushtarake serbe “Jug” në kodrën e Cepotinit, afër Bujanocit, ka ngritur edhe më shumë tensionet. Pra, jo që është zvogëluar prania e forcave të sigurisë, po ajo është rritur. Përveç që kjo pengon jetën normale të qytetarëve, kjo pengon edhe investimet. Këtu ka aq uniforma, që dikush mund të mendojë se ka ardhur në një zonë ku mbretëron gjendje e jashtëzakonshme”, thekson Jonuz Musliu, ish shef politik i UÇPMB-së. 

Ndërkaq, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, thotë se “nëse kemi pas rreth 13.500 azilantë të kapur në kalimin ilegalë të kufirit dhe linjës administrative, atëherë forcat e sigurisë duhet të jenë aty”.

“Jo se ne duam, por kërkesa të tilla na ka vendosur Bashkimi Evropian, duke pasur parasysh se emigrantët ilegalë po përfundojnë kryesisht në vendet e Evropës Perëndimore. Ndërsa personalisht nuk di asnjë rast të vetëm që ndonjë nga qytetarët që këtu jetojnë, të jetë maltretuar nga ana e ushtrisë apo policisë”, ka thënë Stankoviq, transmeton Titulli.

Në Bujanoc që tetë vite funksionon Këshilli Komunal për Siguri. Formimi i këtij trupi është obligim ligjor të cilën vetëqeverisja lokale e ka respektuar, thotë kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. 

“Kryetari i Kuvendit Komunal, në bazë të funksionit është edhe kryetar i Këshillit. Në punën e Këshillit janë të inkuadruar të gjithë drejtorët e ndërmarrjeve publike ku themelues është komuna si dhe kryeshefi i Stacionit Policor në Bujanoc. Këshilli takohet shpesh, kërkon dhe analizon çështje të rëndësishme”, thotë Arifi. 

Megjithatë, ky Këshillë nuk ka ingerenca që të merret me çështje të shtetit, dhe në këtë rast këtu kemi prezencën e ushtrisë dhe policisë në jug të vendit. Sekretari  i bordit komunal të Partisë Socialiste Serbisë (PSS) në Preshevë, Dragoljub Filipoviq, thekson se personalisht sheh nevojën për praninë e forcave të sigurisë në Serbinë jugore. 

Ai, qëndrimin e tij e ilustron përmes disa ngjarjeve aktuale në Preshevë, iniciatorë të  së cilave, siç thotë, nuk është ushtria serbe, as policia, por as banorët serb. 

“Manifestimi publik i përkatësisë kombëtare shqiptare, shfaqja e tepruar e flamurit dhe simboleve kombëtare, për ne serbët është një faktor shqetësues. Jo vetëm për ne serbët, por edhe për një pjesë të mirë të shqiptarëve të cilët vlerësojnë se demonstrimi i tillë i përkatësisë kombëtare në jetën publike nuk është i nevojshëm dhe minon sigurinë”, thotë Filipoviq. 

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, megjithatë, zgjidhjen e sheh në  tërheqjen e forcave të sigurisë nga ky rajon. 

“Më mirë do të ishte që ne vend të Xhandarmërisë dhe Ushtrisë së Serbisë të vijë policia e rregullt multienike, respektivisht policia kufitare. Ata, në mënyrën më të mirë të mundshme do t’i përgjigjen të gjitha kërkesave të sigurisë të cilat i parashtron ZST, në kuptimin e kontrollimin të kësaj hapësire dhe do të kishin bashkëpunim të plotë me popullatën lokale në këtë rajon, që është shumë me rëndësi”, thotë Mustafa. 

Ndërkaq, Musliu, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, zgjidhjen e sheh tek forcat ndërkombëtare që do të kujdeseshin për sigurinë, nëse autoritetet konsiderojnë se këtë nuk mund ta bëjnë policia lokale multietnike. 

“Sikur që Kfori po e bënë këtë në Kosovë. Kjo do të ishte garant i paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu. Kështu siç është, Xhandarmëria po arreston shqiptarët pa pikë faji, kemi pasur raste të tilla”, thekson Musliu. /Titulli.com/ 

Dheu i Bardhë-Konçul: Kontrabandim me migrantë, arrestohet një person
U nda nga jeta Vehbi Hyseni, veprimtari nga Nesalca
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration