Lokale
Shqiptari i vetëm nga Presheva, pretendon ulësen në parlamentin e Serbisë (video)
Kandidati i vetëm shqiptarë deri tani për ulësen në parlamentin e Serbisë, Kujtim Sadriu nga Presheva në një intervistë për portalin Titulli ka shpjeguar arsyet e pjesëmarrëses së tij në zgjedhjet parlamentare në kuadër të Partisë Liberale Demokratike (PLD), të Çedomir Jovanoviqit.
Sadriu është optimistë se PLD do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme në Serbi, e cila do të ndikojë në zhvillimin e ekonomik të Luginës dhe përmirësimin e pozitës shqiptare në këtë rajon.
Ndërsa lidhur me mos unifikimin e faktorit shqiptar në Luginë rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 16 mars, Sadriu thotë se është në interes të shqiptarëve për të qenë pjesë e këtyre proceseve sepse ky rajon është inkuadruar në proceset e qeverisjes lokale brenda shtetit të Serbisë.
“Partia Liberale Demokratike ka pas guximin që ka deklaruar se e njeh realitetin e ri në Kosovë, andaj nëse kjo parti vjen në pushtet është deklaruar se do të hap edhe dosjet për të zhdukurit nga Kosova, kryesisht për rastin e Ukshin Hotit dhe pilotit shqiptar Sinan Vitia”, deklaroi Kujtim Sadriu, kryetar i Këshillit të Partisë Liberale.
Sipas Sadriut, PLD përmes programit të tij politik e ekonomik do të ndikojë në zhvillimin ekonomik në Luginë edhe në këtë mënyrë do të parandalojë migrimin e shqiptarëve drejt vendeve të ndryshme.
Kujtim Sadriu, mbetet kandidati i vetëm shqiptarë në Luginë i cili për herë të dytë po merë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë në kuadër të një subjekti politik serb./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!