Shqiptarët në Preshevë me Covid-19 kanë frikë të shtrohen në spitalet e Serbisë
Lokale

Shqiptarët në Preshevë me Covid-19 kanë frikë të shtrohen në spitalet e Serbisë

25.Jul.2020 21:04
0

Komuna e Preshevës që nga e hëna ka shpallur situatë të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit në këtë qytet.

Frika për t’u trajtuar në ndonjërin prej spitaleve në Serbi qoftë në Vranjë, Surdulicë apo Nish si dhe mungesa e vetëndërgjegjësimit se ekziston koronavirusi, ka bërë që qytetarët e Komunës së Preshevës edhe ta fshehin që janë të prekur nga ky virus.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në komunën e Preshevës, Driton Salihu, ka thënë për Lajmi.net, se aktualisht janë gjashtë persona të prekur me koronavirus të cilët janë konfirmuar në bazë të testit PCR. “Të konfirmuar me PCR test janë 6 dhe ata vetëm se janë të shtruar n në spital, kurse të tjerëve që ua kemi bërë testin, kanë dalë negativë”, është shprehu Salihu. Ai ka thënë se ditëve të fundit është shtuar dukshëm fluksi i pacientëve dhe e gjithë kjo ka ndodhur që pas hapjes së kufijve.

Në Bujanoc ka më shumë serbë dhe ata kanë pasur më shumë kontakte dhe aty këtu ka pasur ndonjë rast, mirëpo ne s’kemi pasur dhe Ambulancën  COVIDe kemi hapur që në muajin mars.  Nuk janë paraqitur pacientë dhe nuk kemi pasur raste. Kanë ardhur me temperaturë dhe janë paraqitur në emergjencë, mirëpo nuk ka pasur me ndonjë simptomë të dyshuar. Mmirëpo kohën e fundit është rritur goxha shumë numri”, tregoi ai.

më tej ai ka treguar se në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë bëhen teste serologjike (të shpejta) mirëpo këto teste nuk janë përcaktuese. “Pacientët që po paraqiten ne po ua bëjmë testet e shpejta që të gjithëve mirëpo këto teste nuk po janë përcaktues a janë pozitivë apo jo. Ato tregojnë vetëm nëse e kanë pasur para një farë kohe apo jo. Mirëpo pacientët po vijnë me temperaturë të lartë dhe vetë simptomat e tyre po tregojnë që mund të jenë të infektuar.

Ne testet e shpejta ia bëjmë secilit pacient dhe e kemi të detyruar një gjë të tillë; ia bëjmë edhe rëntgenin e mushkërive, matjen e temperaturës edhe analizat e gjakut, pra pasqyrën e gjakut ia bëjmë secilit pacient.

18 pacientë kanë qenë me simptoma febrile, ku 8 prej tyre me test të shpejtë kanë dalë pozitivë, 7 kanë dalë negativë dhe dy me gjendje pak më të rëndë të pneumonisë i kemi dërguar në spitalin e Vranjës dhe një në Nish”, ka thënë Salihu.

Ai ka bërë të ditur se për ta ndalur fluksin e pacientëve edhe Banja e Bujanocit është shndërruar në një spital të improvizuar mirëpo siç theksoi Salihu, mungon shumë vetëdijesimi i qytetarëve që ekziston koronavirusi, por në të njëjtën kohë siç theksoi Salihu mbizotëron edhe frika për të shkuar për të marrë trajtim në ndonjë spital të Serbisë. Salihu thotë se në jug të Serbisë situata me koronavirus është më e rënduar dhe në këtë mënyrë edhe spitalet janë të stërmbushur.

“Ne kemi zhvilluar një takim me drejtoreshën e ambulancës së Bujanocit edhe u konsultuam që përkohësisht ta bëjmë një lloj spitali për pacientët me simptoma të lehta.

Vetëdijesimi i qytetarëve është problem, sepse janë një numër i madh pacientësh që ende s’po besojnë që kjo po ndodh.

I vetmi qytet që ka problemin që pacientët nuk po paraqitën ose pacientët shkojnë në privat. Ato i sorollatin pacientët, i mbajnë nga 5-6 ditë dhe kur vijnë në një situatë pak më të rënduar,  paraqiten tek ne, domethënë vetëm në atë fazën e pneumonisë bilaterale, kur i kanë marrë mushkëritë ndezje.

Edhe ne ata pacientë po i dërgojmë në spitalin e Vranjës apo ku po ka vende të lira, sepse në jug të Serbisë spitalet janë stërmbushur edhe pacientët po i dërgojmë në Surdolicë ose në Nish.

Mirëpo te pacientët tanë përveç frikës nga sëmundja është frika edhe të shkojnë e të marrin trajtim në spital në Vranjë.

Shumica e pacientëve në konsulta me mjekun e koronavirusit e vendos në bazë të gjendjes simptomatike se ku të shkojë pacienti sepse jo të gjithë janë për trajtim për spital mirëpo ka pacientë që janë me simptoma pak më të lehta dhe me terapi ose ampulare ose orale dhe e kalojnë këtu, kurse ata që janë në gjendje pak më të rëndë po hezitojnë që të shkojnë nëpër spitale. Vetëm kur po vjen situata që nuk kanë se ku të shkojnë më. Pra, ekziston ajo frika që edhe ta fshehin sëmundjen, edhe të frikësohen për të shkuar në spital”, tregoi Salihu.

Presidenti Thaçi: Hasan Prishtina nuk u pajtua me copëtimin e trojeve shqiptare
Informatat e rreme dhe konfuzioni gjatë pandemisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration