Shqiptarët marrin pjesë në regjistrimin e popullësisë në Serbi lejohen edhe nga jashtë?
Lokale

Shqiptarët marrin pjesë në regjistrimin e popullësisë në Serbi lejohen edhe nga jashtë?

22.Aug.2022 20:07
0

Shqiptarët në Serbi do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, që do të nisë më 1 shtator. Përfaqesuesit e partive politike nga Bujanoci dhe Presheva, si dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve, u pajtuan lidhur me këtë vendim.

“Unë pres që përmes procesit të përzgjedhjes së inspektorëve dhe përmes procesit të përzgjedhjes së regjistruesve të plotësohen të gjitha kushtet që janë vendosur, të ketë regjistrues të shqiptarëve dhe formularët të jenë në gjuhën shqipe dhe të mundësojnë regjistrimin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë, që do të thotë edhe qytetarëve të kombësisë shqiptare”, tha Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc, për televizionin publik serb.
 
Në këtë census të ri do të regjistrohen edhe ata që punojnë përkohësisht jashtë Serbisë. Pjesëmarrja e shqiptarëve në regjistrimin e popullsisë vjen pas bojkotit të censusit të vitit 2011 dhe tashmë mund të dihet me saktësi numri i tyre./a2/
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration