Shqiptarët e Luginës së Preshevës të përjashtohen nga reciprociteti Kosovë-Serbi
Lokale

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të përjashtohen nga reciprociteti Kosovë-Serbi

10.May.2019 10:37
0

Pas paralajmërimit  se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ministri i punëve të brendshme EkremMustafa do të propozojë si pikë të rendit të ditës vendimin për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe patentë-shoferët.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, RagmiMustafa, iu ka drejtuar me shkresë kërkesë Ministrit EkremMustafa që në një rast të tillë të mos përfshihen edhe qytetarët e Luginës së Preshevës.

 “KKSH-ë përshëndet vendimet e Qeverisë së Kosovës që e fuqizon shtetësinë e Kosovës” është nënvizuar në shkresë

Por, “duke qenë se autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë vazhdojnë diskriminimin mbi baza etnike ndaj shqiptarëve në Serbi; mbështetja e Qeverive të Republikës së Kosovës mbetet jetike për ruajtjen e substancës së tyre kombëtare, sidomos në Luginën e Preshevës” thuhet në shkresë. 

“Masat të cilat pretendohen të ndërmerren duhet shtuar kujdesin në raport me qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Masat e tilla godasin qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës,e që do të shprehej si një diskriminim i dyfishtë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës” përfundon shkresa.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration