Shqiptarët e Luginës me flamur të ri kombëtar
Lokale

Shqiptarët e Luginës me flamur të ri kombëtar

16.Sep.2013 12:04
0
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, kur pritet që shqiptarët e Luginës së Preshevës të vendosin flamurin e këtij shteti, vitin e ardhshëm në vend të këtij flamuri duhet të vendosin flamurin e minoritetit të tyre kombëtar, ka thënë kryetari i Këshillit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medegjë, Zoran Stankoviq. Siç ka shpjeguar Stankoviq, fillimisht duhet të mbahet një simpozium në Fakultetin Juridik në Nish, në të cilin do të marrin pjesë edhe ekspertët nga Fakulteti Juridik i Tiranës. “Do të themi se si do të duket flamuri e pakicave kombëtare. Ai mund të ketë bazën e vendit, Shqipërisë, por sipërfaqja e tij duhet të ketë 30 për qind që të dallohet nga flamuri i Shqipërisë. Ky është një standard që vlen gjithkund, andaj do të vlejë edhe në Serbi. Për këtë 28 nëntor është vonë që të ndryshohet flamuri, por vitin tjetër me siguri do të ndryshohet”, transmeton QIK-u deklaratën e  Stankoviqit për RTS-në. Nuk komentohet nëse me këso përqindjeje do të ndryshojë edhe flamuri kombëtar i serbëve në Kosovë nga ai i Serbisë.
DW-Akademi në redaksinë e Titullit (foto)
Të premten fillon Liga Komunale në futboll të vogël në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration