Musliu: LPD subjekt i hapur për bashkpunim, koalicion me të gjithë subjektet?
Në intervistën dhënë Titulli.com kryetari i partisë Lëvizja e Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu duke folur për organizimin e nëndegëve të partisë në fjalë deklaroi se LPD ditëve në vijim do të vazhdojë me organizimin e e nëndegëve në gjithë komunën e Bujanocit.
Kurse kur flitet për bashkpunim me subjektet tjera politike ai deklaroi se partia që drejton ai është e hapur për bashkpunim. Ai teksa fliste për programin e partisë tha se jemi duke punuar me ekspertë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Jemi duke e perpiluar nje agjend politike e cila bazohet ne prioritetet qe ka shoqeria shqiptare. Perpilues te kesaj agjende jane ekspert te fushave perkatese nga Kosova dhe Maqedonia e Veriu”, deklaroi ai.
Titulli.com : Keni filluar me organizimin e nëndegve të LPD-së në komunën e Bujanocit, deri më tani si po shkojnë punët ?
Musliu: Jemi jashtezakonisht te kenaqur me organizimin konkretisht me ristrukturimin e nendegeve te LPD-se. Deri tani kemi ristrukturuar dy nendege, nendegen e LPD-se, ne Breznice dhe nendegen e LPD-se, ne Llucan. Kryetar i nendeges se LPD-se, eshte emeruar Arianit Jonuzi jurist i diplomuar me noten 10, ndersa kryetar i nendeges se LPD-se, ne Llucan eshte emeruar Shuajb Neziri, doktor i stomatologjise. Diteve ne vijim procesit te ristrukturimit do t’i nenshtrohen dhe nendeget e tjera
Titulli.com - Po kur flasim për zgjedhjet, si e shihni subjektin e LPD-së pas zgjedhjeve, me sa këshilltarë komunal ?
Musliu: Ne jemi duke u konsiliduar, duke u plotesuar. Nuk jam tip i politikanit i cili merret me parashikime, do te punojme me sinqeritet dhe vullnet te fort, se cili do te jete rezultati ate e vendos sovrani. Ate qe mund t’a konfirmoj eshte se jemi jashtezakonisht te kenaqur me interesimin e njerezve qe te jene pjese e Levizjes tone.
Titulli.com - Pas zgjedhjeve LPD me cilat parti të tjera do të ketë koalicione ?
Musliu: Zgjedhjet e ardhshme i konsiderojme si jetike per shqiptaret e Komunes se Bujanocit. Unifikimi i faktorit politik shqiptar ne Komunen e Bujanocit do te jete i domosdoshem, i patjetersueshem. LPD eshte e hapur per bashkepunim me te gjitha partit politike shqiptare te Komunes se Bujanocit. Bashkepunimi i faktorit politik shqiptar do te jete shume i dobishem dhe i rendesishem per ruajtjen e substances kombetare ne kete vend.
Titulli.com - Cilat do të jenë prioritet e LPD-së në fushatën zgjjedhore apo në qeverisjen e ardhëshme nëse do të jeni pjesë e saj?
Musliu: Jemi duke e perpiluar nje agjend politike e cila bazohet ne prioritetet qe ka shoqeria shqiptare. Perpilues te kesaj agjende jane ekspert te fushave perkatese nga Kosova dhe Maqedonia e Veriu. Kjo agjend ne menyre te drejtperdrejt trajton interesat e shqiptareve te Komunes se Bujanocit. Ne momentin kur do t’a kemi gati do t’a shpalosim para qytetareve.
Titulli.com : Si e shihni qeverisjen e ardhëshme, koalicionet dhe numrat që do kenë partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje ?
Musliu:Ne jemi duke punuar jashtezakonisht shume per konsilidimin e subjektit tone, jemi te fokusuar ne ate qe te jemi oferta me e mire per qytetaret. Nuk dua ta parashikoj rezultatin e asnji subjekti tjeter, i uroj suksese cdo subjekti por mbi gjitha uroj me te miren per qytetaret tane.