Shqiprim Musliu, ftohet në bisedë informative nga policia në Bujanoc
Lokale

Shqiprim Musliu, ftohet në bisedë informative nga policia në Bujanoc

10.Jul.2021 07:31
0

Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu është ftuar në Policinë e Bujanocit me ftesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Kjo, pasi ai largoi në fshatin Koncëul të Bujanocit flamurin serb që ishte vendosur nga dikush në mënyrë ilegale tek varri i heroit Fatmir Ibishi duke e rikthyer aty flamurin kombëtar shqiptar.

Ky është postimi i plotë ku Musliu njofton për ftesën që i është bërë:

Të nderuar qytetarë të Bujanocit

Më lejoni t’iu njoftoj se sot kam marrë një ftesë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, që të paraqitem më datën 12 korrik 2021 në organet e policisë në Bujanoc.

 

Kjo ftesë ndërlidhet me provokimin që na është bërë në Koncëul të Bujanocit, ku tek varri i dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, ishte vendosur një flamur i Serbisë dhe ishte hequr flamuri kombëtar.

Unë, si nënkryetar i komunës, do të paraqitem sipas ftesës zyrtare në institucionin ku më është bërë thirrja dhe do të ripërsëris qëndrimin tim lidhur me këtë ngjarje.

Përsëris se vendosja e flamurit të Serbisë në atë lokacion paraqet një provokim për komunitetin dhe reagimi im ka qenë konform menaxhimit sa më të mirë dhe në qetësi të kësaj situate.

Simbolet kombëtare janë të shenjta dhe duke respektuar këto simbole ne forcojmë themelet dhe vlerat sublime të demokracisë.

No photo description available.
 
 
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration