Shqiprim Arifi përmend Qeverinë Kurti për donacionin prej 200 mijë euro
Lokale

Shqiprim Arifi përmend Qeverinë Kurti për donacionin prej 200 mijë euro

18.Aug.2020 21:07
0

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i transferit të mjeteve mbështetëse për qytetarët e kësaj ane.

Arifi madje në një reagim të tij përmend Qeverinë Kurti për 200 mijë Euro, mjete financiare që dedikuan për shqiptarët në Preshevë.

”Ndjej kënaqësi të veçant që sot ka përfunduar procesi i transferit të mjeteve tek qytetarët e Komunës së Preshevës", ka shkruar Arifi.

Ai më tej shtoi se plotë 750’000 Euro dhe për herë të parë në historikun e vendit tonë ndihma shtresave të prekura nga pandemia.

"681 përfitues nga bizneset familjare, 849 bujq, 953 studentë, 1661 pensionista, mjete për familjet në asistencë sociale, ndërsa për herë të parë ua rritëm pagat punëtorëve të shtëpisë së shëndetit si dhe ndërmarrjes higjieno-teknike “Moravica”. Burimi i mjeteve mbi gjysëm milioni Euro nga buxheti i Komunës së Preshevës dhe 200 mijë nga Qeveria Kurti e Republikës së Kosovës", u spreh mes tjerash Arifi.

Serbia vendos tela me gjemba afër Preshevës në kufirin me Maqedoninë e Veriut (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration