Shqiprim Arifi me akuza të rënda ndaj ish-kryetares së Preshevës, Ardita Sinani
Lokale

Shqiprim Arifi me akuza të rënda ndaj ish-kryetares së Preshevës, Ardita Sinani

07.Feb.2024 19:09
0

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të këshilltares së Qeverisë së Kosovës, Ardita Sinani, për aktivitetin e saj si kryetare e komunës.

Arifi është shprehur se, Ardita Sinani, nuk do ta kalonte testin në Agjencinë kosovare të intelegjencës për shkak të afërsisë me Vulinin.

Postimi i Shqiprim Arifit:

Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini. Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte çertifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit!

Në dokumentin që po ndajë me qyetetarët e Republikës së Kosovë, shihet qartë se Ardita Sinani ka një padi për korrupsion pranë gjykatës së lartë të Serbisë në Nish, për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërrmarrësi.

Sidoqoftë, shpresoj që Qeveria e Republikës se Kosovës nuk i ofron asaj informacione të larta shtetërore sepse do të përfundojn tek Vulini 100%.

 

 
 
 
 
 
Sinani: Serbia e shfrytëzon Shqiprim Arifin për agjenda kundër Kosovës, ai është Rrahman Morina 2.0
Parlamenti Evropian kërkon hetime ndërkombëtare për zgjedhjet në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration