Shpallen rezultatet përfundimtare për Këshillin Kombëtar Shqiptar, APN dhe LR-PDSH mbeten jashtë?
Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e Këshillave Nacionale të mbajtura më 4 nëntor.
Për Këshillin Kombëtar Shqiptar kanë votuar gjithsejt 14.247 votues dhe lista e “Partisë për Veprim Demokratik” ka fituar 4719 vota dhe do të ketë 6 këshiltarë.
Lista “ Alternativa për Ndryshim” ka marrë 3.723 vota dhe do të ketë 4 këshilltarë, lista e “Partisë Demokratike Shqiptare” me 1725 vota dhe “Partia Demokratike” me 2358 vota do të kenë nga 2 këshilltarë.
Gjithashtu lista “Lëvizja për Reforma-PDSH” do të ketë një këshilltarë me 1223 vota.
Kuvendi i Këshillit Kombëtar Shqiptarë ka 15 këshilltarë ndërsa jo zyrtarisht Titulli.com ka mësuar se bisedat aknë filluar për koalicionin qeverisës PVD-PDSH.
Sipas burimeve të Titulli.com po bëhen përpjekje që edhe 2 këshilltarët e PD-së të bëhen pjesë e shumicës brenda KKSH-së.
Të njëjtat burime thonë se APN dhe LRPDSH janë të padëshiruar për formimin e organeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/
- ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM (APN) – SHQIPRIM ARIFI, 3.723 vota apo 4 mandate,
- PARTIA DEMOKRATIKE - Dr sc NAGIP ARIFI, 2.358 vota apo 2 mandate,
- PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – SHAIP KAMBERI, 4.719 vota apo 6 mandate,
- Sami Salihu – Lëvizja për Reforma, 1.223 vota apo 1 mandat,
- PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE – Dr. Sc. RAGMI MUSTAFA, 1.725 vota apo 2 mandate,
- Shoqata Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi – Muharem Saljihu, 385 vota apo 0 mandate.