Shoqëria Civile-Perspektiva ngriti frymë të re të dialogut në Luginë
Lista e Shoqërisë Civile "Perspektiva", po hyn në fazën përmbyllëse të fushatës parazgjedhore, me një varg aktivitetesh, të cilat i dhanë një jehonë pozitive këtyre proceseve, duke sensibilizuar opinionin dhe duke motivuar qytetarët për dalje masive në zgjedhjet për Këshillin Nacional, të këtij institucioni reprezentativ shumë të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe më gjerë në Serbi.Të dashur qytetar, gjatë fushatës paraelektorale drejtuesit e Listës së Shoqërisë Civile “Perspektiva”, kanë shpalosur idetë dhe vizionet se si do të dukej Këshilli Nacional, i cili pas 26 tetorit 2014, nuk do të ketë atë kuptimin klasik, që kishte në mandatin e kaluar, me ngjyrime politike.
Shoqëria Civile “Perspektiva”, gjatë fushatës parazgjedhore, nuk ka zhvilluar tubime spektakulare me flamuj kombëtarë, posterë e bilborde, por me debate të ndryshme televizive ka nxitur një frymë të re të dialogut ndërpartiak së bashku me shoqërinë civile dhe grupimin qytetar.
Me këto veprime Shoqëria Civile, është munduar, që tubimet klasike të zhvilluara nëpër ambiente të hapura e objekte të mbyllura, të cilat jo rrallë përshkruheshin me akuza, fyerje e brohoritje të pafund, të zbresin nëpër debate e tryeza, duke nxitur një formë të re të komunikimit ndërpartiak e ndër shoqëror. Në këtë vijë, shoqëria civile, falënderon mediet dhe faktorët ndërkombëtarë, për kontributin e dhënë për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve shqiptarë për rolin dhe rëndësinë që kanë Këshillat e pakicave kombëtare në Serbi.
Zonja dhe zotërinj,
Shoqëria Civile “Perspektiva”, do ta respektoj heshtjen parazgjedhore, duke Ju falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme gjatë fushatës, me shpresën se të dielën e 26 tetorit, të këtij muaji, ditën e votimit, do të dilni masivisht për të votuar më të mirët, duke zgjedhur numrat e Listave, për të cilat mendoni se do ta japin kontributin për funksionimin e Këshillit të ri Nacional, në rrugën e realizimit të kërkesave legjitime shqiptare të parapara ligjërisht në sferën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe legalizimit të përdorimit të simboleve kombëtare.
Për fund, në vend të mesazhit elektoral, Dilni dhe votoni nr. 5, Listën e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, “Për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi – Svdail Hyseni”, duke treguar një kulturë të lartë të votimit fer dhe demokratik, gjithnjë në frymën e ndryshimeve, në favor të një Këshilli Nacional, të pranueshëm për të gjithë!
Suksese…