Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" ndanë ndihma për familjet e dëshmorëve në Preshevë
Lokale

Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" ndanë ndihma për familjet e dëshmorëve në Preshevë

16.Dec.2014 16:54
0
Familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇPMB-së, kanë përfituar sot ndihma materiale nga Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" me seli në Zvicër.

Kryetari shoqatës, Fazli Musliu ka falënderuar anëtarët e shoqatës, biznesmenët dhe xhamitë në Zvicër që kanë kontribuar që të shpërndahen këto ndihma. Nga këto ndihma sipas Musliut kanë përfituar 43 familje nga Lugina e Preshevës që kanë kontribuar në luftën e UÇPMB-së.  

Ai ka shtuar se këso lloj ndihma do të ketë edhe në të ardhmen, kurse ky është viti i nëntë me radhë që Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” ndihmon familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇPMB-së, ndihma sipas Musliut do të vazhdojë deri atëherë kur do të kontribuojnë me mjete materiale bashkatdhetarët në Zvicër.

Kryetari i degës së OVL-së të UÇPMB-së në Preshevë,  Nazmi Hajredini, falënderoi shoqatën humanitare “Lugina e Preshevës” në Zvicër që angazhohet për ti ndihmuar familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në Zvicër, gjithashtu është duke i ndihmuar edhe 3 studentë me kushte të vështira ekonomike dhe mbi 30 familje këtë vit kanë përfituar nga ndihmat e saja./H.R/Titulli.com/

RTV "Presheva" dorëzon lajmet e 28 nëntorit me kërkesë të prokurorit në Vranjë (Video)
Beogradi dhe Shqiptarët e Preshevës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration