RTV "Presheva" dorëzon lajmet e 28 nëntorit me kërkesë të prokurorit në Vranjë (Video)
Lokale

RTV "Presheva" dorëzon lajmet e 28 nëntorit me kërkesë të prokurorit në Vranjë (Video)

16.Dec.2014 16:00
0

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka nisur hetimet mbi ngjarjet e 28 nëntorit. Kështu me urdhër të prokurorit në Vranjë , RTV "Presheva" i është kërkuar dorëzimi i lajmeve të transmetuara gjatë festë së flamurit, njofton ky medium publik në Preshevë.

Me urdhër të prokurorit në Vranjë dhe për mes kërkesës gojore policia në Preshevë , ka kërkuar që edicioni i lajmeve të datës 28 nëntor ti dorëzohet ministrisë së punëve të brendshme.

Pas kësaj kërkese kryeredaktori i RTV Preshevës, Hasan Hasani ka dorëzuar dje në polici kopjen e edicionit të lajmeve.

‘’Pasi kemi  marrë urdhrin gojor nga policia për ti vënë në dispozicion edicionin e lajmeve të datës 28 nëntor , ne me këtë rast  kemi evidentuar materialin në arkivin tonë , duke kërkuar nga policia edhe vërtetimin mbi urdhrin e dhënë për të dërguar në polici edicionin e lajmeve”, është shprehur Hasani. 

Ndërkaq pas protokollimit të materialit RTV "Presheva" ka kërkuar edhe vërtetimin mbi dorëzimin e materialit nga ana e policisë ku thuhet se edicioni i lajmeve ka të bëjë me aktivitete e festës së 28 nëntorit. 

Sipas Hasan Hasanit kjo është hera e parë që ministria e punëve të brendshme me urdhër të prokurorit në Vranjë kërkon edicionin  e lajmeve në RTV “Presheva”. 

“Nuk dua të paragjykoj pasi në si medium kemi obligim ligjor që edhe personave fizik tu afrojmë materialet e transmetuara që janë publike”, tha Hasani. 

Prokuroria pas këtij materiali do të bëjë hetimet me rastin e festës së 28 nëntorit./rtvpresheva/

 

Të rinjtë e Bujanocit në Obrenovcin e vërshuar (Foto)
Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" ndanë ndihma për familjet e dëshmorëve në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration