Lokale
Shoqata e personave me nevoja të veçanta edhe në Bujanoc
Komuna e Bujanocit që nga sot ka hapur shoqatën me aftësi ndryshe, e cila do ti shërbejë kryesisht këtyre personave, të cilëve deri më tani ishin lënë nën mëshirën e Zotit.
Duke i parë kushtet ekonomike me të cilët përballen një numër i madh i familjeve që kanë ndonjërin nga anëtarët me aftësi të tilla dhe mundësitë për t’ia plotësuar kushtet minimale atyre, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, prioritet ndër prioritetet e kishte formimin e shoqatës për persona me aftësi të kufizuar, iniciativë kjo e cila sot u kurorëzua me regjistrimin e shoqatës, e cila do ti dalë në ndihmë çdo personi që ka nevoja të veqanta, njofton shërbimi për informim i komunës së Bujanocit.
Komuna e Bujanocit, nga APR ka marrë vendimin mbi regjistrimin e shoqatës për persona me aftësi të kufizuar, të cilën do ta udhëheqë Ilirijana Azemi nga Bujanoci kryetare dhe Afrim Agushi nga Nesalca nënkryetar.
Kjo shoqatë tashmë e ka edhe zyrën e vetë të kompletuar me inventarin e nevojshëm dhe buxhetin e ndarë nga pushteti lokal.
Ajo çka nuk duhet harruar dhe që është jo vetëm një premtim i kryetarit të komunës por edhe një gjest ndër më humanët që mund të ndodhë është dhurata e një Kombi-busi luksoz me të gjitha kushtet e nevojshme për transportin e personave me aftësi të kufizuar, donacion ky i siguruar nga pushteti lokal dhe PBILD, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga shërbimi për informim i komunës së Bujanocit.
Personat me aftësi të kufizuar, nga sot e kanë një vend ku mund të drejtohen për nevojat e tyre, sepse kjo shoqatë do ta ketë përkrahjen e plotë të pushtetit lokal për të konkurruar në donator të ndryshëm për ti dalë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!