SHMT “Presheva” organizoi kampanjë vetëdijësuese për ‘Sarillikun’ (foto)
Lokale

SHMT “Presheva” organizoi kampanjë vetëdijësuese për ‘Sarillikun’ (foto)

09.Nov.2019 12:25
0

Kampanja u realizua nga nxënësit e mjekësisë me miratim të drejtorisë së shkollës përkatësisht Telat Arifi dhe në mënyrë të veçantë i ndihmuar nga Zyra për të rinj në Preshevë.

Kampanja vetëdijësuese është bërë me qëllim ngritjen e vetëdijes për Hepatitis A apo siç është e njohur në popull ‘Sarrillëku’’.

Fushatë vetëdijësuese u realizua në brendësi të shkollës Shmt ‘Presheva’ ku janë shpërndarë materiale edukuese në formë broshure të përgatitur nga dr. Nazmi Z. Mehmeti dhe maturantët e mjekësisë 4/7 dhe antiseptik për dezinfektimin e duarve.

Sarilliku, si dhe disa sëmundje tjera mund të përhapen përmes duarve të palara apo përmes ushqimit dhe ujit të ndotur.

Rreziku i përhapjes së infeksionit është më i madh në kolektivë, ku kontaktet mes njerëzve janë më të mëdha, p.sh., shkolla, çerdhe etj. Broshura përmban material se çfarë dhe si përhapet sarilliku, si shfaqet dhe si të parandalohet. Poashtu me foto ilustruese se si bëhet larja e duhur e duarve.

Ideja e antiseptikëve në duart e nxënësve ishte që në rast mungese uji të ngrohtë e të rrjedhshëm me sapun të përdoren antiseptikët deri në gjetjen e mundësive të pastrimit të duarve.

Organizim i mirëfilltë u bë nga delegatët e mjekësisë së parlamentit të shkollës nga klasa e parë deri te viti katërt, e udhëhequr nga Alma Arifi dhe Rexhije Misini.

Kjo është rinia jonë! E ardhmja ju përket atyre qe besojnë në edukimin e mirëfilltë të shoqërisë. Pastërtia është gjysma e shëndetit.

Ky tekst është  shkruar nga organizatorët e këtij aktiviteti nga SHMT “Presheva” në Preshevë

Vdiq në moshën 78 vjeçare, Prof. dr. Halit Halimi nga Presheva
Osmani merr mbështetjen e Vuçiqit për hapjen e kufirit Llojan -Miratoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration