Shkrim nga arkivi 2012: A do të rrëzohet qeverisja lokale në Bujanoc dhe kush bënë koalicionin ? (audio)
Lokale

Shkrim nga arkivi 2012: A do të rrëzohet qeverisja lokale në Bujanoc dhe kush bënë koalicionin ? (audio)

16.Jul.2020 22:07
0

Flitet me të madhe se ditëve në vijim opozita e Bujanocit do të vie në pushtet. Sa ka të vërteta dhe kush me kënd është duke biseduar? Duke parë me interes për publikun e komunës së Bujanocit, portal i pavarur  informativ Titulli.com ka zhvilluar disa intervista me personat zyrtarë për të cilët flitet se do ta lënë koalicionin e Nagip Arifit.

Nga biseda me katër udhëheqës të subjekteve politike serbe në këtë komunë, sipas tyre asgjë nuk ka të vërtetë sa i përket prishjes së koalicionit. Bozhidar Angjellkoviq nga Partia Socialiste Serbe e Ivica Daciqit, i cili përfaqësohet me një këshilltarë nga katër sa ka “Koalicioni për Bujanocin”, ka thënë për Titullin se zërat për dalje nga koalicioni janë vetëm llafe që barten nëpër qytet.

“Unë jam edhe mëtej pjesë e koalicionit dhe as që mendojë për dalje nga koalicioni, këto janë vetëm fjalë që barten nëpër qytet”, tha Angjellkoviq, i cili në pyetjen e gazetarit për mundësinë e bashkimit me opozitën theksoi: “Gjithkush që nuk është në qeverisje tenton të shpërndajë dezinformata nëpër qytet. Këtë ia kamë thënë edhe kryetarit Nagip Arifi dhe të gjithëve se nuk ekziston kjo mundësi”.

Edhe bashkëpunëtori i tij i cili është pjesë e “Koalicionit për Bujanocin” me tre këshilltarë nga katër sa ka ky koalicion, Boban Pavlloviq, mohon shpërbërjen e koalicionit.

“Nuk kemi për qëllim që ti ndryshojmë partnerët e koalicionit. Koalicioni ynë i ka katër këshilltarë, tre janë të Partisë Demokratike të Boris Tadiqit dhe një nga Partia Socialiste Serbe. Kolegu im nga partia e  Ivica Daciqit nuk ka marrë kurrfarë urdhri nga qendra e tij në Beograd për lëshimin e koalicionit”, theksoi Pavlloviq.

Edhe ai, sikurse kolegu i tij Angjellkoviq mohon zërat për mundësinë e shpërbërjes së këtij koalicioni, ndërsa pyetjes se a keni pas bisedime me Partinë për Veprim Demokratik për formimin e koalicionit të ri, i është përgjigjur: 

“Jo, jo kurrfarë bisedash s’kemi pasë”. Pjesë e qeverisjes lokale është edhe Stojanca Arsiq me Grupin e tij Qytetarë në përbërje prej 5 këshilltarëve.

Edhe Arsiq mohon kategorikisht mundësinë e lëshimit të koalicionit me Nagip Arifin. “Koalicioni kurrë nuk ka qenë më i fortë. Nuk e di se kush do të bëjë ndonjë koalicion me PVD-në. Ne kemi biseduar me ta, nuk kemi arrit marrëveshje, i kemi ndërpre bisedimet dhe kemi vazhduar me palën tjetër”, ka thënë Stojanca Arsiq, i cili e sheh si shumë të vështirë sigurimin e 21 këshilltarëve nga ana e opozitës.

I vetmi që mbanë shpresa për të ardhë në pushtet, qoftë me opozitën, apo për t’iu bashkuar qeverisjes lokale të Nagip Arifit, është Nenad Mitroviq nga Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit.

Subjekti i tij, i cili që nga përbërja e re është pjesë e opozitës, ka vetëm dy këshilltarë. Mitroviq i tha Titullit se pritet që brenda disa ditëve të fillojë bisedimet me Partinë për Veprim Demokratik e cila gjithashtu është në opozitë.

Mirëpo, ai po ashtu theksoi se bisedime ka zhvilluar edhe me Partinë Demokratike të Nagip Arifit, dhe theksoi se atje ku përfaqësohen interesat e Partisë Përparimtare Serbe, me atë do të përfshihet në  koalicion.

“Bisedimet ende nuk kanë nisur, por pritet të fillojnë brenda disa ditëve. PPS-së ka zhvilluar bisedime me Arifin, mirëpo jemi të hapur për bisedime edhe me Partinë për Veprim Demokratik”, tha Mitroviq.

Kuvendi Komunal në Bujanoc ka gjithsejtë 41 këshilltarë, prej të cilëve 21 janë të koalicionit qeverisës.

Partia Demokratike e Nagip Arifit 12 këshilltarë, GQ “Stojanca Arsiq” 5 këshilltarë dhe “Koalicioni për Bujanocin” 4 këshilltarë (tre të PD-së së Boris Tadiqit dhe një i PSS-së së Ivica Daciqit).

Në opozitë janë gjithsejtë 20 këshilltarë: Koalicioni paszgjedhor shqiptarë ka 17 këshilltarë (PVD 8 këshilltarë, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë), Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit 2 këshilltarë, dhe një këshilltarë nga Partia Demokratike Shqiptare – Sali Salihu, i cili ka lëshuar koalicionin pasgjedhorë të opozitës shqiptare./Titulli.com/

Ky artikull i publikuar me 22 gusht 2012

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration