Shkollat fillore shqipe në Luginë për një dekadë kanë rënie për 5467 nxënës
Lokale

Shkollat fillore shqipe në Luginë për një dekadë kanë rënie për 5467 nxënës

30.Sep.2019 07:49
0

Në shkollat fillore në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës për vitin 2018/2019 janë gjithsej 4437, shifra këto krahasuar me vitin 2008/2009 ka rënie të nxënëseve për – 47.06% ose në numra 3944 nxënës më pak për një dekadë shkruan Titulli.com. 

Ndërsa krahasuar me vitin 2013/2014 ka rënie për shkollat fillore në Luginë të Preshevës për  minus 25% apo 1523 nxënës më pak. Me pak fjalë nëse krahasojmë vitet 2008/2009 me vitin 2018/2019 i bie që në shkollë janë 5467 nxënës. Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc duke krahasuar vitet 2013/2014 me vitin 2018/2019 shkollë ka rënie prej minus 28% apo e thënë ndryshe 375 nxënës më pak.

Trendi nuk është që ka filluar tani i rënies së nxënësve në shkollat shqipe por është një problem që sa vjen e sa rritet. Kjo vlen edhe të theksohet se rënia e nxënësve janë edhe i ikjeve të familjeve nga Lugina e Preshevës drejt vendeve të Evropë, raporton Titulli.com.

Sipas të dhënave nga KKSH-sw që kemi, problemet e identifikuar në arsimin shqip të komunitetit shqiptarë në Luginë të Preshevës është edhe furnizimi me libra i bibliotekave, pastaj programe jo adekuate që nuk respektojnë nevojën për ta ruajtur dhe kultivuar identitetin, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare. Pastaj si problem tjetër shihet edhe mungesa e teksteve shkollore për punë. Problematike shihet zhvillimi i dygjuhësisë për pedagogët e ardhshëm.

 Në komunën e Bujanocit janë 10 shkolla fillore dhe dy të mesme. Në komunën e Preshevës janë 6 shkolla fillore dhe dy të mesme. Kurse në komunën e Medvegjës janë 6 shkolla fillore dhe një shkollë e mesme.         

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration