Shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc përmbyllë vitin
Drejtori i shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc, Zejni Fejzullahu ka shkruar në faqen e kësaj shkolle se janë po pērmbyllim një vit me plotë peripeci.
Postimi i plotë në Facebook të shkollës, nga Zejni Fejzullahu:
Të dashur nxënës, të nderuar prindër, punëtorë të shkollës dhe ju qytetarë të komunës sonë,
po e lëmë një vit i cili nuk ishte aspak i lehtë për të gjithë neve.
Pandemia na shkaktoi mjaftë probleme në të gjitha sferat, duke marrë jetën edhe të një punëtori të shkollës sonë.
Sa i përket procesit edukativo-arsimor, lirisht mund të them se u realizua në masë të madhe. U arritën qëllimet tona, të parapara me programet vjetore.
Vështirësitë ishin të shumëta. Problemet ishin evidente në aftësimin e personelit arsimor në shfrytëzimin e mjeteve digjitale për mbajtjen e mësimit në distancë. Faleminderit prej të gjithëve që ndihmuan me këtë rast.
Shkolla u pajis me mjete të konkretizimit, të cilat mjaftë ndikojnë në rritjen e cilësisë në mësim.
U organizuan tri seminare për aftësim profesional të personelit arsimor. U fituan disa projekte, më i madhi ishte rreth 70.000 euro, i cili do të zgjithë problemin e zhvillimit të procesit arsimor në formë digjitale në të gjitha mësonjëtoret dhe kabinetet e shkollës sonë.
U shndërruan dy makina shkollore (të modelit të vjetër), torno dhe frezë, në CNC makina, të cilat po përdoren nga nxënësit në aftësimin praktik të tyre.
Këshilli i shkollës ishte mjaftë aktiv, i cili realizoi në tërësi detyrat e parapara me programin e punës.
Këshilli i prindërve ka kryer shumicën e detyrave dhe obligimeve. Presim shtimin e dinamikës së punëve në të ardhmen.
Parlamenti i nxënësve pati disa aktivitete edhe në këto kohë të vështira.
Të punojmë që viti 2022 të jetë më i suksesshëm, më stabil, më i frytshëm dhe më produktiv. Presim që të realizohen projekte, të cilat do të përmirësojnë pjesën praktike të mësimit, ku në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe institucionet relevante tjera, do të sigurohen mjetet e nevojshme për blerjen e pajisjeve moderne.
Drejtori i shkollës:
Zejni Fejzullahu