Lokale
Shkatërrohet parku i qytetit të Bujanocit (foto)
Parku i rinovuar në Bujanoc me ulëse dhe lodra për fëmijë është demoluar tërësisht nga persona të papërgjegjshëm.
Sipas faqes zyrtare të organizatës “YouthBuild” në rrjetin social facebook, me fotografitë e postuara, tregohet gjendja aktuale e këtij parku që të rinjtë e kësaj organizate kishin arritur që atë ta kthenin në një vend pushimi për qytetarët.
Nuk kaluan as një vit dhe parku i qytetit sërish rikthehet në gjendjen e mëparshme, me ulëse e lodra të demoluara.
“Do ta rinovojmë parkun por jo edhe mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe mendojnë”, shkruan kjo organizatë, e cila në fund të viti të kaluar përveç aftësimit të ulëseve, me anë të aktivistëve të saj nga komuniteti shqiptar, serb e romë, bëri edhe ngjyrosjen e këtij inventari të parkut, raporton Titulli.
Parku i qytetit është ndër vendet e pakta me gjelbërim në brendësi të territorit të qytetit të Bujanocit, ndërsa fotografit e mëposhtme tregojnë gjendjen aktuale të ulëseve të saj.
Gjatë stinës së verës, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes parku më së shumti frekuentohet nga të rinjtë romë./Titulli.com/
[caption id="attachment_84519" align="aligncenter" width="640"] Uleset e demoluara ne park[/caption]
[caption id="attachment_84520" align="aligncenter" width="640"] Uleset e demoluara ne park[/caption]
[caption id="attachment_84521" align="aligncenter" width="640"] “YouthBuild” gjate aksionit per rinovimin e uleseve gjate vitit 2012-te[/caption]
[caption id="attachment_84522" align="aligncenter" width="640"] “YouthBuild” gjate aksionit per rinovimin e uleseve gjate vitit 2012-te[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!