Shkarkohet ndihmëskryetari i Medvegjës se vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën, reagon LPD
Lokale

Shkarkohet ndihmëskryetari i Medvegjës se vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën, reagon LPD

06.Feb.2014 21:32
0
[caption id="attachment_106990" align="alignleft" width="200"]Ismet Zeqiri Ismet Zeqiri[/caption] Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), me liderin e saj Jonuz Musliu, njëherit kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, ka ngritur shqetësimin dhe reagimin e menjëhershëm për largimin nga posti i ndihmëskryetarit të Komunës së Medvegjës, Ismet Zeqiri.  “Largimi nga funksioni i ndihmëskryetarit të Komunës së Medvegjës, Ismet Zeqirit, për shkak vizitës së tij në Obiliq dhe Mitrovicë, në cilësinë e një zyrtari të lartë komunal, në shenjë ndërkomunal e ndër rajonal, paraqet një akt jocivilizues dhe kundër proceseve integruese evropiane”, thuhet në reagimin e këtij subjekti shqiptartw cilin e transmeton Titulli. LPD, një akt të tillë të ngutshëm dhe të njëanshëm të autoriteteve të Komunës së Medvegjës, e vlerëson të dëmshëm dhe jo produktiv në ngritjen e marrëdhënieve fqinjësore mes komunave në Kosovë dhe Luginës së Preshevës. “LPD, gjithashtu, largimin e Ismet Zeqirit, nga posti i ndihmëskryetarit të Komunës së Medvegjës, në kohën kur, ai, ishte në pushim dhe zëvendësimi me një zyrtar tjetër, tregon qartë arbitraritetin e një pushteti, që akoma nuk është liruar nga logjika e dikurshme e regjimit të Millosheviqit”, thuhet mes tjerash në reagimin e kryetarit të LPD-së, Jonuz Musliu./Titulli.com/
Samet Arifi lihet i lirë, mbrojtja vazhdon
Liderët nuk vendosën, takimi shtyhet për të shtunën, ja arsyeja? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration