Shkarkohet drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, emërohet ushtrues detyre Spasiq
Lokale

Shkarkohet drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, emërohet ushtrues detyre Spasiq

13.Apr.2021 10:54
0
Shkarkohet drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu. Këtë e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në facebook.
 
Postimi në Facebook nga Driton Salihu:
 
Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsyje jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit "Presheva" në Preshevë.
 
Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.
 
Shfrytëzoj rastit t'i falënderoj të gjithë stafin mjeksor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.
 
Gjithashtu falënderoj gjithë pacientat si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.
 
Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin
Në Preshevë po vaksinohen 300 persona në ditë kunder Covid-19 ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration