Shifrat e gazetës "‘Danas": Sa kosovarë nga Anamorava shkuan në Bujanoc për të votuar?
Sipas shifrave të publikuara nga media serbe Danas, deri në orën 11:00 më shumë se 2 mijë qytetarë nga Artana, Gjilani, Dardana e Vitia kanë shkuar në Bujanoc për të votuar.
Në Serbi, sot votohet për ta zgjedhur presidentin, Kuvendin dhe kryetarët e 14 qyteteve.
Për të votuar në komunat e Luginës së Presheves, sipas raportimit të mediumit të pavarur serb “Danas”, kanë shkuar 30 autobusë nga rajoni i Anamoravës në Kosovë.
Sipas OSBE-s dhe vëzhguesve të tjerë, nuk ka ndodhur asnjë parregullsi gjatë votimit në qendrat e Bujanovcit.
Sipas këtij raportimi, 19.442 qytetarë nga katër komunat kosovarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e Serbisë.
Serbia nuk ka ndonjë metodë për votimin e shtetasve të saj jashtë vendit. Edhe qytetarë të komunave me shumicë serbe të Kosovës kanë udhëtuar me autobusë drejt 4 qendrave të caktuara në Serbi për të votuar. Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që shteti fqinj të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës.