Lokale
SHHLP ndanë tre bursa për tre student nga Lugina
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” (SHHLP) me qendër në Gossau të Zvicrës, me misionin humanitarë, kësaj here ndihmon të eturit për nxënien e diturisë me banim në Luginë.
Sipas kryetarit të SHHLP-së Fazli Musliu përfitues të këtyre bursave studentore do të jenë tre studentë, fëmijë të dëshmorëve të UÇPMB-së apo familjarët e tyre.
Musliu porositë studentët me sukses të shkëlqyeshëm dhe që vijnë nga këto familje t’i përcjellin dokumentet e fotokopjuara nga shkolla e mesme në adresën e kryesisë së shoqatës.
Ai thotë se nëse nuk ka studentë nga kjo kategori atëherë do të merren në shqyrtim edhe aplikimet tjera.
“Afati mbetet i hapur derisa të gjejmë tre studentë për ti ndihmuar”, thotë Musliu.
Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës me seli në Zvicër deri më tani ka zhvilluar një sërë aksionesh humanitare, derisa aksionet e tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Pasi t’i ndihmojmë studentët , gjatë muajit nëntor do të jemi në Preshevë për të ndarë ndihma të tjera . Nga fillimi i këtij viti për ndihma janë grumbulluar jo më pak se 4.500 chf, derisa me mijëra franga e euro do t’i ndahen familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, jetimëve, skamnorëve dhe në projekte të ndryshme humanitare e kulturore”, thotë kryetari i SHHLP-së Fazli Musliu./ DashnimHebibi/Titulli.com/
Studentët e interesuar për bursat e SHHLP-së të drejtohen në adresën e mëposhtme:
SHHLP, Postfach 1053, 9200 Gosau- Zvicër, ose në adresën e-mailit: musliu_2006@hotmail.com dhe shhlp.2006@hotmail.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!