Shefat isufi nga Bujanoci do të boksojë në Beograd
Boksieri shqiptar nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, Shefat Isufi ka paralajmëruar se më 21 maj do të boksojë në Beograd.
"Jam shumë i lumtur që pas gjithë këtij pushimi të gjatë shkaku Virusit më në fund do të ngjitem në ring më 21 Maj në Beograd.
Shikuesit e pranishëm aty në sallë jan ata që na motivojnë edhe më shumë por përshkak Virusit ndeshja do të zhvillohet në prani të një numri të caktuar të shikuesve.
Gjithsesi un e di që kam përkrahjen tuaj gjithmonë dhe jam i lumtur për këtë", ka shkruar Isufi në profilin e tij në facebook.