Lokale
“Sezai Surroi” me program kulturor shënon 100 vjetorin e pavarësisë (foto & video)
Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc me program kulturorë shënoi përvjetorin e 100-të të pavarësisë së Shqipërisë.
Nxënësit e kësaj shkolle, siç raporton Titulli, kishin përgatitur një program të begatshëm me poezi dhe këngë, ndërsa nuk munguan as vallet me traditë shqiptare.
Në fillim u bë prezantimi i shkurtë e shpalljes së pavarësisë së shtetit amë, ndërsa më pas para të pranishmëve fjalën e mori edhe drejtori i shkollës, Ilmi Ibrahimi.
Ai së pari uroi për këtë festë të gjithë shqiptarët, ndërsa theksoi se si shkollat tjera në Luginë ashtu edhe “Sezai Surroi” ka përgatitur këtë program kulturoro-artistikë.
Vlen theksuar se sot të gjitha institucionet që veprojnë në Luginë e kishin ditë pune të zakonshme, ndërsa në shumë shkolla, si në “Sezai Surroi”, u punua me orar të shkurtuar./Titulli.com/
http://youtu.be/pzFQRGHk_xo
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!