Seriali që theu rekordet e Netflix do të vijë me dy sezone të reja
Netflix bëri me dije se seriali i saj më i i suksesshëm “Bridgerton” do të vijë me dy sezone të tjera. Ky njoftim vjen teksa sezoni i dytë nuk ka mbyllur ende xhirimet.
Platforma ka njoftuar se seriali është parë nga 82 milionë abonentë, që në muajin e parë të publikimit, dhe ka qenë seriali më i shikuar në 83 shtete, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Brazili, Franca, India dhe Afrika e Jugut.
“Bridgerton” është një dramë e vendosur në Britaninë e fillimit të viteve 1800 dhe bazohet mbi romanet e Julia Quinn.
Ngjarjet zhvillohen në fund të epokës “Xhorxhiane”, të quajtur kështu për shkak të sundimit të Anglisë nga mbretërit Xhorxhi I, Xhorxhi II, Xhorxhi III dhe Xhorxhi IV, ndërsa skenat erotike dhe kostumet e periudhës kanë bërë që seriali të tërheqë shumë vëmendje.