Serbia shkëputë marrëveshjen me Gjermaninë për shkuarjen e infermierëve
Lokale

Serbia shkëputë marrëveshjen me Gjermaninë për shkuarjen e infermierëve

31.Jan.2020 17:26
0

Ministri serb i Punës, Zoran Gjorgjeviq ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të shqyrtohet shkëpuetja  e marrëveshjes me Gjermaninë për shkuarjen e fuqisë punëtore nga Serbia.

Gjorgjeviq në konferencë për media pas takimit të Këshillit Socio-Ekonomik, ka thënë se konkursi i këtij viti për shkuarjen e infermiereve për punë në Gjermani është ndalur, pasi që me partnerët është arritur marrëveshja që këtë vit mos të implementohet, përcjellë Ballkani.

Gjithashtu ai ka thënë se ky qëndrim është i harmonizuar me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se duhet ndërprerë shkuarja e infermiereve në Gjermani.

I pyetur për shpalljen e konkursit të ri për shkuarje në Gjermani, bashkëpunim ky me GIZ-in gjerman, Gjorgjeviq ka thënë se ai konkurs është ndërprerë dhe më nuk do të ketë.

Të kujtojmë se një marrëveshje të tillë e ka të nënshkruar edhe Kosova me Gjermaninë dhe se shkuarja e një numri të madh mjekësh dhe infermieresh ka bërë që në vendin tonë të hetohet mungesa e tyre.

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration