Serbia proteston, Ambasadorit Boçka ia dorëzon demarshin
Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd Ilir Boçkës sot i është dorëzuar një demarsh (protestë diplomatike) për shkak të incidentit në ndeshjen futbollistike në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.
Ambasadorit të Shqipërisë në Beograd sot i është dorëzuar demarsh për shkak të incidentit të mbrëmshëm në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri, jozyrtarisht i është konfirmuar Tanjugut në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton Titulli.com.
Ambasadori shqiptar sot arriti në Ministri rreth orës 15:30 dhe aty ka qëndruar rreth një orë e gjysmë.
Boçka nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë për gazetarë të tubuar para ndërtesës së Ministrisë, si para ashtu edhe pas takimit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë në kumtesën e lëshuar sot ka dënuar fuqishëm incidentin e mbrëmshëm në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri, duke e vlerësuar ate si provokim të qëllimshëm dhe të para-planifikuar./Titulli.com/