Hapet Universiteti Ndërkombëtarë në Preshevë, shpresë e arsimit ambicioz për rajonin (foto)
Lokale

Hapet Universiteti Ndërkombëtarë në Preshevë, shpresë e arsimit ambicioz për rajonin (foto)

15.Oct.2014 18:08
0
Në mënyrë solemne është hapur në Preshevë,  dega e Universitetit Ndërkombëtarë të Novi Pazarit në prani të udhëheqësve të këtij institucioni arsimorë, student, kuadrit arsimorë, përfaqësues të universiteteve të rajonit dhe përfaqësuesve  institucional nga Bujanoci e Vladiçin Hanit.

Drejtuesit e degës së Universitetit Ndërkombëtarë në Preshevë, vlerësuan se Presheva ka një gëzim të madh, sepse po hapet një shkëndijë të arsimit të lartë për qytetarët e Luginës e rajonit nga do të dalin kuadro profesionale të cliët do të përhapin dije dhe do ta ngrysin Preshevën në rang qendrash të larta arsimore e shkencore.

Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit, Suad Beqiroviq deklaroi se është kënaqësi që po hapet dega në Preshevë me një planë afatgjatë.

“Gjendemi në muajin tetor dhe ky është fillimi i vitit akademik, dhe ne e kuptojmë që të shkosh larg për të studiuar është e vështirë. Dhe për këtë ne kemi ardhur këtu për të hapur një universitet ambicioz ku para se gjithash prioritet është dituria pavarësisht se çfarë tingëllojnë emrat tonë”, deklaroi Beçiroviq.

Kujtim Sadriu, koordinator i këtij universiteti në Preshevë tha se  deri te realizimi i këtij projekti ka hasur në pengesa dhe sfida të mëdha mirëpo falë vullnetit të madh ai po jetësohet.

“Hapja e universitetit në Preshevë paraqet krijimin e një vatre arsimore e cila i bënë bashkë të gjithë nacionalitet për të jetuar, studiuar dhe punuar bashkë”, deklaroi Sadriu.

Hapjen e kësaj vatre arsimore e ka përshëndetur edhe prof. Dr. Avni Presheva, i cili studentët i urojë për ardhjen në tempullin e diturisë dhe luftën për të nxënë dituri në jetën e tyre.

“Ndjehem i privilegjuar që jam prezentë në hapjen solemne të kësaj vatre arsimore. Përveç  largësisë që kemi me Novi Pazarin nuk ka diçka tjetër që na ndanë me këtë vend, sepse etja për dituri na bashkon”, tha para studentëve prof. Dr. Nazmi Maliqi, dekan i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin “FON” në Shkup.

Gjithashtu gjatë këtij manifestimi të lartë arsimorë është bërë edhe shpërndarja e indekseve të parë për studentët që do të vijojnë studimet e larta për vitin akademik 2014/2015 në drejtimin e Psikologjisë, Juridikut, Kriminalistikës dhe Gjuhës Serbe.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi tha se është një kënaqësi e madhe që në Preshevë po hapet ky universitet dhe ka uruar studentët për një sukses të mirë në të ardhmen.

Arifi  potencoi fjalët se ai që hap shkolla mendon për një të ardhme 100 vjeçare.

Në këtë solemnitet ishte i pranishëm edhe ndihmës kryetari i Vladiçin Hanit, Branislav Milkoviç  dhe përshëndeti këtë nisme që po fillon me një energji të madhe dhe urojë që nga kjo shkollë të dalin kuadro të mira.

Në Universitetin Ndërkombëtar, dega në Preshevë ekzistojnë edhe drejtimi i ekonomisë, informatikës, edukimit, gjuhës gjermane e angleze, artit figurativ, aktrimit e dizajnit.

Serbia proteston, Ambasadorit Boçka ia dorëzon demarshin
Festa në Luginë, policia arreston preshevarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration