Serbia po shpërndan nga 100 euro për të rinjt, Vuçiq deklaron se në qershor marrin përsëri 100 € të tjera
Lokale

Serbia po shpërndan nga 100 euro për të rinjt, Vuçiq deklaron se në qershor marrin përsëri 100 € të tjera

09.Feb.2022 08:11
0

Serbia është duke bërë shpërndarjen prej 100 euro tek të rinjtë nga mosha 16 deri në 30 vjeç. 

Kjo është hera e tretë që nga fillimi i pandemisë që Serbia u jep të rinjve nga 100 euro.

Por duke mos përfunduar me kaq, së fundi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në fund të majit, apo në fillim të qershorit do t’u japin sërish nga 100 euro të rinjve të kësaj moshe.

“Sapo përfunduam takimin me kryeministren Ana Brnabiq, ministrin e Financave, Snisha Mali dhe unë mund të them se do të bëjmë njerëzit sërish të lumtur. Do ta shihni se nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet. Në fund të majit, në fillim të qershorit do t’u japim edhe 100 euro të rinjve të moshës 16 deri në më pak se 30 vjeç”, tha Vuçiq.

Ai poashtu deklaroi se shteti serb është i gatshëm të ndajë edhe 102 milionë euro për të rinjtë.

Sipas tij shteti kujdeset për nënat dhe baballarët, por se duhet pasur kujdes edhe për fëmijët.

“Nuk më interesojnë kritikat”, shtoi ai.

Policia arrestoi hajnat në Bujanoc, sendet e vjedhura ua kthen pronarëve
Policia e Kosovës ndalon një person te Dheu i Bardhë, nuk posedonte dëshmi të vaksinave anti COVID
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration