Serbia dhe Maqedonia, marrëveshje të re për kufirin hekurudhor në Preshevë
Qeveria e Serbisë në seancën e djeshme ka aprovuar propozim ligjet rreth vërtetimit të marrëveshjes mes Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Maqedonisë për përcaktimin e procedurave kufitare për kufirin hekurudhor Preshevë-Tabanoc.
Siç transmeton Titulli.com kumtesën e Zyrës së Qeverisë në Beograd për bashkëpunim me media, me zbatimin e kësaj marrëveshje do të sigurohet stabilitet në trafikun hekurudhor, zvogëlim i masave administrative dhe futjen e kontrollimit më efikas në transportin hekurudhor në mes të Serbisë dhe Maqedonisë. /Titulli.com/