Serbi: Shqiptarët e Luginës shtohen më shumë dhe vdesin më pak
Lokale

Serbi: Shqiptarët e Luginës shtohen më shumë dhe vdesin më pak

18.Jul.2013 21:29
0
Kryetitujt më të shpeshtë të shkrimeve-analizave në gazetat, në mjetet elektronike të informimit, portalet  serbe janë:“Do të jemi pakicë kombtare në Serbi, Në Serbi  janë të zbrazura  1600 fshatra, Nataliteti më i keq në Evropë: Serbët  zhduken brebda 500 viteve”?!, Populli serb ngadal  vdes përshkak të mortajës së bardhë, Beograd: Katër varrime një pakëzim, Çdo e katërta femër serbe nuk është nënë, Familje tri herë më pak, qdo e treat pa fëmijë, Fshatrat me më pak se 10 banorë, Nataliteti: djepat i kan mbuluar marimangat, Nataliteti: ndihmë për fëmiune tretë, Vojvodina: Çdo tre vjet nga një komunë më pak, Ndihma në luftë për pasardhës, Regjistrimi- nataliteti brenga në e madhe e Serbisë, U zhduk edhe një qytet, etj..” Ndër kryetitujt e  fundit , nëse nuk ka dal edhe ndonjë tjetër është : “Serbia brenda vitit më e vogël për 60 000 banorë” maenifestimi qendror Ternoc 2Një qytet i madhësisë së Zajeqarit u zhduk gjat vitit të kaluar. Të dhënat e fundit mbi statistikat vitale në Serbi të cilat i publikoi dje Enti i Statistikave të Serbisë , tregojnë se përshkak të shtimin negative natyrorë  dhe largimit nga  vendi, numri i popullësisë ka rënë pothuajse  për 60,000 banorë. Grafikoni i viteve të  80-ta të shekullit të kaluar kishte treguar rënje në Vojvodinë (nga viti në  vit gjithnjë e më pak banorë), ndërsa në vitet e 90  një tren i tillë  u përhap në tërë Serbinë dhe ka treguar gjithnjë rënje. Shifrat e fundit tregojnë se popullsia në Serbi në vitin 2012 ishte më i vogël për  59.879 banorë  se sa kishte në vitin  2011. Shpopullimi i territorit ka  vazhduar edhe për shkak të migrimit, gjegjësisht shkuarjes së pandërprerë jasht vendit, kryesisht njerëzve  të rinj. Është vlerësuar se në dekadën e fundit  janë larguar nga Serbia  për  çdo vit përafërsisht nga 15.000 njerëz. - Ky e migrim do të vazhdojë të paktën deri sa të hyjmë në Bashkimin Evropian - tha për "Blic" Nikitoviq Vladimir, demograf ,  bashkëpunëtor  shkencorë i  Qendrës për Kërkimeve Demografike në Instituitin e Shkencave  Sociale në Beograd. Statisticientët kanë vlerësuar se numri i popullsisë  në këtë moment është  rreth 7.2 milion, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm (ska si të jetë ndryshe, v.j.), regjistrimi i  ardhshëm do të tregoj rënje, e cila do të jetë  nën gjashtë numri i popullësisë  në Serbi në regjistrimin e ardhshëm do të jetë nën gjashtë milionë,vlerëson Nikitoviq, shkruan “Blic” Vlerësimet, shtoi ai, të cilat janë bërë  tregojnë se deri në vitin 2050 popullësia në Serbi deri atëherë do të zvoglohet për  dy milionë të tërë! Vlenë të theksohet se nataliteti  është më i lartë  kryesisht në Tutin, Novi Pazar, Sjenicë ( të banuara me popullsi kryesisht boshnjake-myslimane shumica me prejardhje shqiptare) dhe Preshevë ( e banuar pothuajse ekskluzivisht me shqiptarë), ndërsa në veri të Serbisë   në  komunën e Beogradit-Zvezdara për shkak të  prëzencës së madhe të popullësisë rome dhe kryeqyteti  i  Vojvodinës, Novi Sad , ku janë përqëndruar popullata vitale e Vojvodinës. Shkalla e natalitetit në Serbi  është 9.3 ‰ (promila apo 9.3 lindje në 1000 banorë gjat vitit), ndësa shkalla e mortalitetit 14.2 ‰ ( apo 14.2 vdekje në 1000 banorë gjat viti), çka do te thot se shtimi natyrorë  është -4.8 ‰ (pra shtimi është negative). Shkallë më të ulët të natalitetit në Serbi kan komunat :   Crna Trava -2.5 promila, Svrlig -4.7 promila. Ndërsa shkallë më të lartë të natalitetit kan komunat: Tutin 17.9, N. Pazar 15.2 ,  Sjenicë 14.0 dhe Presheva 13.6 promila. Shkallë më të ulët të mortalitetit ka komuna e Bujanocit 10.0, Preshevës 9.5, Sjenicës 8.8, N Pazarit 8.1 Tutinit, 7.2 promila. Ndërsa shkallën më të lartë të mortalitetit kan komunat: Gaxhinhan 29.o promila, Rakovac 26.5, Crna Trava 28.6 promila,etj. Sikur mos të ishin komunat e Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe të Kosovës Lindore (Presheva e Bujanoci) të cilat pothuajse janë të vetmet komuna që kan shtim pozitiv, atëherë ku kishte me qenë Serbia ?/Ismet Azizi/Titulli.com/
Asfaltohet rruga deri tek penda e Rahovicës – mundësi për investime në turizëm (foto)
Bilaç, fillojnë punimet për asfaltimin edhe të një rruge (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration