Selimon Sadiku nuk arrin në shtëpi, por ai transferohet në burgun e Nishit
Lokale

Selimon Sadiku nuk arrin në shtëpi, por ai transferohet në burgun e Nishit

30.Jun.2012 13:02
0
Pas deklarimit të avokatit mbrojtës Ilija Radulloviq, se për Selimon Sadiku është marrë vendim nga Gjykata Supreme për të mbrojtur në liri, ai pasi u lirua nga burgu u qendrorë i Beogradit është dërguar në burgun e Nishit. Gjatë ditës së djeshme Selimon Sadikun është liruar që të mbrohet në liri, mirëpo pas pritjes disa orësh Selimon Sadiku, në vend që të dërgohet në shtëpinë e tij në Raincë ai u transferua në burgun e Nishit. Pas shumë kërkesave të palës mbrojtëse, është dhënë arsyetimi gojor se Selimo Sadiku ka edhe një shqiptim dënimi  për 7 muaj burg shtesë për arsye tjetër. Selimon Sadiku u arrestua në datën 26 Dhjetor 2008 në shtëpinë e tij në Raincë, dhe ishte I dënuar me 15 vite heqje lirie. Kryetarja e Trupit Gjykues të Gjyqit të Qarkut të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Beograd, Snezhana Nikoliq Garotiq, kishte marrë vendin e djeshëm për mbrojtjen në liri të Selimon Sadikut. Ndërsa pas këtij vendimi, Sadiku u dërgua në burgun e Nishit që sipas akuzës ai duhet të mbajë burgim prej 7 muajsh për vepra tjera. Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq që të hënën e pare, më 2 Korrik 2012,   do të duhet ta shfuqizojë vendimin e saj që Selimon Sadiku të mbrohet në liri./Orhan Rexhepi/Titulli.com/
“Mi jep 100 franga ose kthehu mbrapa”
Lirohet Selimon Sadiku, ndërsa të tjerëve i vazhdon rigjykimi në shtator
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration