Lokale
“Mi jep 100 franga ose kthehu mbrapa”
Në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë në “Horgosh”, më saktësisht në Suboticë, është rritur trafiku për shkak të sezonit dhe shumë automjete po presin me orë të tëra për të hyrë në Serbi, raporton Titulli.
Por përveç që po presin me orë të tëra, shumë qytetarë me shtetësi kosovare po ballafaqohen edhe me tjera probleme.
Sipas burimeve të Titullit policia kufitare në Horgosh , qytetarëve kosovarë i kanë kërkuar para nëse këta dëshirojnë që të hyjnë në Serbi. Këtë e konfirmoj edhe njëri prej shoferëve të agjensionit turistik “Mimoza 93” nga Presheva, të cilët po udhëtonin nga Zvicra për në Kosovë”.
“Sot kemi pritur tetë orë në kufirin e Hungarisë, por përveç kësaj pasagjerëve tanë policia kufitare në Horgosht,(Serbi) i ka kërkuar nga 100 franga zvicerane”, thotë për Titullin njëri prej shoferëve.
Edhe M M pasagjere e cila po shkonte në drejtim të Kosovës, thotë se fillimisht ia kanë kërkuar nga 100 fr, më pas nga 20 euro.
“Është dashur që kufirin ta kalojmë në këmbë, pasi që ishte kontroll e madhe në kufi, por përveç kësaj policia fillimisht na kanë kërkuar nga 100 fr, më pas na kanë marrë nga 20 euro, dhe na kanë thënë se nëse nuk i japim do ju kthejmë mbrapa”, thotë njëra prej pasagjerëve, M.M.
“Është dashur që të shkoj në një kufi tjetër me taksi, pasi që nuk më lejuan që të hyjë në kufirin kryesor. Por përveç kësaj ata më kërkuan 100 franga gjoja se është dashur të kem një tjetër dokument shtesë, që të kaloj kufirin”, thotë një tjetër pasagjer i cili po ashtu ishte nisur për në Kosovë.
Kjo nuk është hera e parë që kosovarëve u kërkojnë para që ata të mund të hyjnë në Serbi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!