Selimi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë së Kosovës do të jenë një krah i fort i Preshevës (video)
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi po qëndrojnë në Preshevë të cilët u pritën nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij, shkruan Titulli.com.
Në një konferencë për gazetarë ministrja Stublla tha se po përcjellin me kujdes gjendjen e shqiptarëve në këtë pjesë dhe se trajtimi i pakicës shqiptare duhet të jetë i ngjashëm me trajtimin e pakicës serbe në Kosovë.
Selim Selimi, ministër i Drejtësisë në Kosovës theksoi se Presheva nuk është në pozicion të mirë sepse është lënë anash për shkak të shumë çështjeve politike.
Ai theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë së Kosovës do të jenë një krah i fort i Preshevës, raporton Titulli.com.
Kryetari I komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha se me delegacioni e Kosovës ka biseduar rreth sinkronizimit dhe bashkërendimit të politikave rreh pandemisë dhe fazës finale të dialogut.
Kjo ishte vizita e parë e qeverisë Hoti të realizuara në komunën e Preshevës./Titulli.com/
(Fotografi të marra nga profili në Facebok Selim Selimi)