Lokale
Së shpejti bisedimet Luginë – Beograd
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës pritet që së shpejti të fillojnë bisedimet me Qeverinë e Serbisë për kërkesat e kamotshme të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon.
“Shumë shpejt do të fillojnë bisedimet me zyrtarët e Qeverië së Serbisë dhe jo vetëm për lapidarin e hequr nga sheshi i Preshevës, por edhe për shumë çështje tjera që kanë mbetur të pazgjidhura që nga viti 2001”, ka thënë sot kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, raporton Titulli.
Arifi këtë deklaratë e bëri pas takimit që pati në zyrën e tij me Paul Jukic, këshilltarin politik të ambasadorit të SHBA-së në Beograd.
Ai u shpreh se ka njoftuar edhe mysafirin e tij me platformën të cilën pala shqiptare e ka përgatitur për të filluar bisedimet me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë.
“Do të bisedohet për decentralizim, siguri, zhvillim ekonomik, shëndetësi, arsim, kulturë dhe fusha tjera të cilat janë të nevojshme për qytetarët e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, dhe të cilat kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë”, është shprehur Arifi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!